Themeluar në vitin 2017 me seli në Tiranë, Albacademy është e përkushtuar në ngritjen dhe zhvillimin e individëve përmes arsimimit dhe trajnimit cilësor. Misioni ynë fokusohet në fuqizimin e individëve dhe organizatave në sektorin e turizmit, duke i pajisur ata me aftësitë e nevojshme për të përparuar në një realitet i cili zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme. Albacademy është e specializuar në trajnime profesionale, konsulencë dhe projekte për ngritjen e kapaciteteve, të përshtatura me nevojat e industrisë së turizmit. Me një përvojë të gjerë në trajnimin profesional, qëndrueshmërinë dhe rritjen e kapaciteteve, jemi në pajisur me kapacitetet e nevojshme për të adresuar sfidat dhe mundësitë brenda këtij sektori. Ne ofrojmë një portofol të gjerë me mbi 30 programe trajnimi në fusha të ndryshme, duke përfshirë Mikpritjen, Teknologjinë e Informacionit, Marketingun, Shitjet, Dizajnin dhe Menaxhimin. Nëpërmjët qasjes tonë të dhënies së trajnime në formatin online, offline dhe hibrid, ofrojmë mundësi për t’iu përshtatur preferencave të ndryshme të të mësuarit. Një fokus i rëndësishëm i Albacademy është ofrimi i cilësisë së lartë të programeve të trajnimit, të cilat përgatisin individët për sukses në industrinë e mikpritjes. Trajnimet tona përfshijnë fusha kyçe si menaxhimi i mikpritjes, shërbimi cilwso ndaj klientit dhe praktikat e qëndrueshme operacionale, duke siguruar që të trajnuarit tanë të jenë të përgatitur mirë për të përmbushur kërkesat e industrisë.
Gjithashtu, ne ofrojmë shërbime të specializuara në menaxhimin e projekteve, të përshtatura posaçërisht për sektorin e mikpritjes, duke ndihmuar bizneset të përmirësojnë dhe të arrijnë objektivat e tyre në mënyrë efikase. Për 4 vite, kemi zhvilluar projekte ndërkombëtare të financuara nga BE-ja, si Erasmus+ dhe Interreg.